Një makinë tip “Fiat Punto” është përfshirë nga flakët në Vlorë, teksa ka qenë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes ’24 maji’.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që drejtuesi i makinës fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel