Çlirimi i gazit në minierën në Martanesh, policia procedon penalisht minatorin që u transportua në gjendje të rëndë drejt Tiranë

12/05/2021 12:21

Një ngjarje e rëndë u shënua, dje, në një minierë në Martanesh, ku si pasojë e çlirimit të gazit humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë një minator, si dhe tre të tjerë u dërguan në spitalin e qytetit.

Sot policia e Dibrës njofton se për ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për një 53 vjeçar, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga çlirimi i gazit nga gjeneratori, u plagosën 4 minatorë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. 53-vjeçari, i cili është proceduar penalisht është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar  disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel