“Berisha dogji gazetën Koha Jonë”/ Rrëfimet e gazetarëve që përjetuan ngjarjen e rëndë kundër lirisë së medias

12/05/2021 19:57

Emisioni Top Story në top Channel risolli në vëmendje një ngjarje shumë të rëndë kundër lirisë së medias dhe fjalës në lirë.

Në kulmin e pushtetit të regjimit që vendosi në Shqipëri Sali Berisha, u dogj selia e redaksisë koha jonë.

Gazetarët që punonin në atë kohë në këtë dritare lirie të medias, treguan në vetë të parë ngjarjen dhe akuzuan direkt Sali Berishën.

Dëshmitë ishin pjesë e një dokumentari kushtuar 30 vjetorit të gazetës që sfidoi hapur dhe me kurajo pushtetin që të vetmen rrugë më pas gjeti shkatërrimin dhe djegien.

Top Channel