Atentatet mafioze/ Dervishi: Të rinjtë agjentë të bandave, lajmërojnë kush është vrarë dhe si te shefat përkatës

12/05/2021 21:27

Atentatet mafioze që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë është tema e sotme e Open.

Gazetari i kronikës Ferdinad Dervishi tha se këto ngjarje vijnë si pasojë e konflikteve që nisin që jashtë shtetit.

Ai tregoi dhe një rast konkret ku pas vrasjes në Elbasan të Everest Çakas të rinj pjesë e bandave kriminale, lajmëronin në grupet përkatëse se kush dhe si është vrarë.

Ferdinand Dervishi në Open: Ngjarjet ndodhin gjatë verës, tani nuk është një periudhë e tillë, por ka një të vërtetë. Kohët e fundit po shohim ngjarjet që fillesën e kanë pas jashtë shteti dhe lidhen me trafikun, dhe tregon që grupe shqiptarësh nga më të thjeshtët kanë filluar të kenë hierarki ndër ato më të fuqishmet ndërkombëtare .

Këtë pjesën e heqjes qafe e marrin përsipër shqiptarët, pse në Shqipëri?

Se personazhet , përplaset jashtë shtetit, dhe pastaj vrojtojnë familjet dhe kjo është momenti që ndodh në Shqipëri që shfaqen ne lagjen e tyre.
Një burim i imi më tha se pas vrasjes në Elbasan aty u panë shumë të rinj, agjentë të grupeve që kush është vrarë dhe si është vrarë , secili për hesap të vete lajmëronin grupet e veta . Të rinjtë agjentë të bandave.

Top Channel