Aksident në aksin rrugor Bulqizë-Pishat, plagoset rëndë drejtuesi i “Benz-it”

12/05/2021 23:07

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Pishat, ku një automjet tip Benz ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e Bulqizës ku dhe ka bërë të mundur dërgimin e drejtuesit të automjetit në spitalin e Bulqizës, burime pranë spitalit bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit kishte fraktura në trup si pasojë e aksidentit.

Shpesh herë në këtë aks rrugor ka patur aksidente si pasojë edhe e mungesës së sinjalistikës!

Top Channel