Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhëtimesh që falë pandemisë përfitojnë nga kërkesa që kanë njërëzit për të lëvizur në destinacione të ndryshme të Europës. Si dje edhe sot Fiks Fare tregoi me audio e video pazaret që bëjnë këto agjenci me udhëtarët dhe shumat e mëdha që kërkojnë për një udhëtim drejt BE-së. Mjafton vetëm pasaporta dhe shuma përkatëse për t’u paguar dhe për çdo gjë tjetër mendon agjencia.

Kështu ishte biseda qe në shumicën e rasteve bënë gazetarët e Fiksit nëpër agjenci të ndryshme në Tiranë. Tek Anumi travel nuk duhej as tamponi dhe asnjë dokument tjetër shoqërues përveç 800 eurove pasaportës dhe ID për të shkuar në Gjermani. Kalimi është i sigurt dhe nëse mund të ndodh që nuk bëhet kalimi, atëherë autobuzi kthehet dhe pasagjeri rimbursohet 100%.

Nëse pasagjeri e a siguruar garancinë vetë, atëherë punonjësja e agjencisë e orienton të presë vetëm biletën, por nëse nuk e ka agjencia merret me gjithçka prandaj paguhet edhe shuma prej 800 eurosh. Punojësja shprehet se kalimi bëhet nga Hungaria dhe ata japin siguri për kalimin, pasi paguajnë në ryshfet në doganë.

Madje pronarja që e konfirmon tregon edhe mënyrën se si veprohet. ” Para se të niset makina këtu unë nis njeriun një orë më para dhe ju pret atje në kufi pagohen lekët dhe kaloni” shprehet ajo. Ndërsa për udhëtimin drejt Brukselit pronarja e agjencisë Anumi travel shprehet se e ka ulur çmimin nga 1000 euro në 800 euro pasi ka bërë marrëveshje në dogana. ” Ne paguajmë 15 mijë euro për çdo autobuz që kalojmë në doganë në Hungari” shprehet pronarja.

Edhe dy agjencitë e tjetra që Fiksi u interesua për të lëvizur drejt Gjermanisë, kishin çmimin prej 800 eurosh, kalim vetëm me pasaportë dhe pa asnjë dokument tjetër shtesë. Vetëm se në këto agjenci pasagjeri tamponin duhet ta siguronte vetë dhe do t’i zbritej nga shuma totale.
Kurse agjencia tjetër kalimin e bënte nga Zvicra kundrejt shumës 700 euro me tampon të përfshirë. Pastaj kalimin për në Gjermani pasagjeri mund ta bënte nëpërmjet trenave midis shteteve dhe nuk do kishte anjë problem. ” Me kontratë pune, i regjistruar në firmë zvicerane, paguajmë burrin e huaj 3 muaj sigurimet. E ke… prandaj është 700 euro'” shprehet punonjësi i agjencisë.

# # #
Fiksi – Për 1 person, pa tampon,pa garanci.Nga kalojmë?
Punojësja e agjencisë 1 –Nga Hungaria,je 100% i sigurtë
Fiksi – I ktheni lekët mbrapsht të gjitha?
Pronarja e agjencisë –Për problemet tona po
Fiksi – Vetëm bileta është kaq 800 euro?
Pronarja e agjencisë–Të gjitha
Fiksi – Apo është kalimi?
Punonjësja e agjencisë 1–Paguan për kalimin
Pronarja e agjencisë–Përmblidhen që të gjitha.Të premten bëhet nisja
Fiksi – Nëse unë kthehem në Hungari?
Punonjësja e agjencisë 1 –Nëse kthehen pasagjerët komplet,nuk ju humb asgjë
Fiksi – Lekët do të kthehen?
Punonjësja e agjencisë 1–Këtu,po
Fiksi – S’ngel në doganë ngaqë paguani lekët?
Punonjësja e agjencisë 1 –Jo. Paguajmë lekët edhe kaloni
Fiksi – Po puna e tamponit si i bëhet?
Pronarja e agjencisë–Nuk duhet tampon, asgjë
Fiksi – Po për në Bruksel sa është çmimi?
Pronarja e agjencisë –Njësoj, 800 euro…Ka qenë më 1000 (euro)
Punonjësja e agjencisë 1 –Meqë na e ulën tarifën në doganë
Fiksi = Ka qenë me 1000 (euro)?
Pronarja e agjencisë -Ishte me 1000, prapë është me 1000.
Fiksi – Po pse 800?
Pronarja e agjencisë -Unë e bëra sepse ma ulën në doganë edhe e ula unë
Fiksi – Agjensinë e ke ti?
Pronarja e agjencisë -E imja ,po
Fiksi – Dmth si kriter ça më duhet mua fiks fiks?
Pronarja e agjencisë -Asnjë gjë,vetëm pasaporta edhe karta (ID)
Fiksi – Edhe 800 euro për person?
Pronarja e agjencisë -Për person
Pronarja e agjencisë -Momentin që ju jeni në makina, unë e nis personin e duhur para teje atje në doganë, një orë para.
Fiksi – Është personi që bën pagesën?
Pronarja e agjencisë =Normal. Pse si do shkosh atje dhe do të thotë …Jo jo është në këmbë ai aty, ju jeni duke kalu avash avash,jeni duke vulos.Edhe sa?Edhe sa të poshtër janë doganierët!Ma futën me 100 euro mua, jo pasagjer,kështu klient,edhe unë e futa 100 euroshin aty, o nuk e morën që kaluam pardje
Fiksi – Ja ku qenka 100 euroshi
Pronarja e agjencisë -Ja ku është 100 euroshi .Për këtë (tregon cepin e grisur) nuk ma kanë marrë
Fiksi = Pse ishte aty ke cepi (i grisur)?
Pronarja e agjencisë –Po..Unë thashë hajt se,atje marrin shumë lekë atje, nuk do e shohin në turrë këto.. thashë 15.000 euro nuk besoj që do ma shohin jo jo
Fiksi- Sa ju dhe ti 15.000 euro.
Pronarja e agjencisë Pata më dt 28 (prill) pata 45 veta.Më tha serbi ‘Go’ nisi. Ok, në orën 4:30 i nisa.Sa shkuam atje na e ngriti tarifën,e boni dyfish. Ca bëra unë? Jo i tham, s’do vij me ty.I mbajtëm në hotel,i pagum hotelin pasagjerëve, doli tjetri , i morëm
Fiksi – Ç’leverdi ke ti të pagush hotelin?
Pronarja e agjencisë -10 euro është hoteli
Fiksi- Aa qenka lirë andej hoteli
Pronarja e agjencisë – Dikur më përpara dhe ne e mbanim komisionin, tani që e kemi të sigurtë nuk e mbajmë, në moment që më hapet rruga mua që e kam biletën standarte normal që e mbaj prapë komisionin
Fiksi – Tani ditën e premte bëhet nisja
Pronarja e agjencisë – Në ditën e premte e kemi datën s’na e kanë cakuar akoma.

Top Channel