Tre persona të tjerë që ishin të pranishëm në vrasjen e 27 vjeçarit Mehmet Qema janë vetëdorëzuar në polici, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
Personat që ishin në kërkim për veprën penale moskallëzim krimi: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi. Mbetet e paqartë cili prej tyre ndodhet ende në arrati.
Disa orë më parë, pas negociatave me avokatët dhe familjarët u vetëdorëzua edhe Marius Dema, autori i dyshuar i vrasjes dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.
Bëhet e ditur se një prej personave të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është edhe ish i dashuri i Baby G, Blerim Hoti, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.
Top Channel