Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë, kush janë djemtë e “5 Majit” që ishin pranë tij në minutat e fundit të jetës (FOTOT)

11/05/2021 11:10

27-vjeçari Mehmet Qema, i njohur ndryshe me nofkën “Tallman” humbi jetën mbrëmjen e kaluar në lagjen “5 Maji” në Tiranë pasi u qëllua nga shoku i tij Marius Dema.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se autori 28-vjeçar, Marius Dema ka qenë duke e mbajtur armën në dorë, ndërsa personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë qenë të ulur në tavolinë bashkë me viktimën.

Vetëm disa orë pas vrasjes, Marius Dema u vetëdorëzua në polici, së bashku me një nga personat e shpallur në kërkim, Frenkli Myftarin. Të gjithë kanë qenë së bashku në një kafene në lagjen “5 Maji”, së bashku me Blerim Hotin, Erlin Pekën, Braild Agën dhe Xhuliano Koçin.

Viktima Mehmet Qema kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe njihej me nofkën tallman, ose hasjanali. Ai ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash.

FOTO GALERI
4/7
Frenkli Myftari

Top Channel