Një defekt i rëndë në linjën e transmetimit të ujit ka sjellë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës.
Bëhet fjalë për linjën DN 1100 mm prej çeliku, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit. Për shkak të avarisë, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa zona të banuara.
Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, zonat e prekura janë Selita, Kodra e Diellit, Astiri, Yzberishti, Pallatet Çabej, Kodër Kamëza dhe Fusha Misto Mame.
Ekipet e UKT-së janë angazhuar në terren dhe kanë nisur punën për riparimin e defektit. Ndërhyrja synon rikthimin e furnizimit me ujë në zonat e prekura sa më shpejt të jetë e mundur.
Deri në përfundimin e punimeve, banorët e këtyre zonave do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Top Channel