Tubimi kundër klasave politike ka hyrë në ditën e 89-të.
Protestuesit, ashtu si çdo ditë, marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, aty ku mbajtën fjalime në podium.
Ata u shprehën se nuk do të lëvizin nga aty deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.
Aktivisti Edison Lika, në emër të grupit koordinues të protestës qytetare para Kryeministrisë, bëri thirrje që të mblidhen nesër përpara selisë së Partisë Socialiste, në kohën kur pritet të mblidhen socialistët.
“Nesër do të jemi te PS-ja, në orën 17:30, që t’u tregojmë ministrave të Ramës se nuk na përfaqësojnë. Do t’u japim mesazh me vezë”, u shpreh Lika.
Ai tha se protesta pritet të jetë edhe më masive, ndërsa theksoi se lëvizja qytetare po i afrohet tre muajve nga nisja e saj.
“Nesër do të jemi më shumë. Mbushim plot tre muaj në këtë protestë”, deklaroi aktivisti nga protesta para Kryeministrisë.
Pas fjalimeve, ata vazhduan me marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.
Top Channel