Foto ilustruese

Një 60-vjeçare është përplasur nga drejtuesi i një mjeti, pak më parë në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën, “At Kristo Negovani”. Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale F.H. është shoqëruar në polici, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel