“Mbartje”, nga Gazmend Muka, është ekspozita që përmbledh një numër të caktuar punësh që i përkasin një vijimësie konceptuale të rrugëtimit të autorit në marrëdhënien e tij me artin.
Punët e ekspozuara përgjithësisht vijnë nga një periudhe kur artisti ka qenë shumë afër teknikes “mixed media”. Njëkohësisht, duke shoqëruar ndjesitë e tija artistike me tekstet e shumta studimore kushtuar artit, traditës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.
Nga pikëpamja kuriatoriale është mbajtur një qëndrim i ekuilibruar për t’u përshtatur specifikisht me infrastrukturën që ofron ArtOn, kjo galeri e përshtatur për ekspozitën.
Një mjedis i veçantë është edhe ky sirtar me poezitë, instalacionet dhe krijimet thellësisht personale të autorit.
Top Channel