Baby G ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
E tronditur nga kjo ngjarja e rëndë ajo shkruan se ende nuk mund ta besojë: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”.
Këngëtarja njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Hotit, i njohur ndryshe dhe si Lim Hoti, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim krimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.
Personat e tjerë të shpallur në kërkim për veprën penale moskallëzim krimi janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.
Ndërkohë, burime për Top Channel bëjnë me dije se pas negociatave me avokatët dhe familjarët, është vetëdorëzuar Marius Dema dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.
Top Channel