Iran, 307 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

11/05/2021 15:50

Në Iran, me vdekjen e 307 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) shkoi në 75.568.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit bëri njoftim në lidhje me rastet, viktimat dhe të dhënat e vaksinimit kundër koronavirusit.

Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë zbuluar 18.133 raste me COVID-19 dhe 2.575 nga këta janë hospitalizuar.

Më tej thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 2.691.352 dhe me vdekjen e 307 personave, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 75.568.

Ndërkaq, bëhet e ditur se 5.522 pacientë janë nën kujdes intensiv dhe se që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve është rritur në 2.144.197.

Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më tani ka kryer 17.343.586 teste për COVID-19.

Gjithashtu njoftohet se në vend, 1.570.588 persona kanë marrë dozën e parë, kurse 312.137 të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, ose gjithsej 1.882.725 doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA