Fitër Bajrami do të falet të enjten në sheshin “Skënderbej”, KMSH zbulon orarin

11/05/2021 18:59

Komiteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Programi i parashikuar nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë nis në orën 05:40 e përfundon në orën 06:20.

Programi

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

Top Channel