Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, mbërrin në vendngjarje Ardi Veliu
11/05/2021 21:04
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në vendngjarje mbrëmjen e sotme pas ekzekutimit të 41-vjeçarit.
Everest Çaka mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme, pasi u qëllua me armë ndërsa po udhëtonte me bashkëshorten e tij, e cila mbeti e plagosur.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Top Channel