Jemi në muajin Maj dhe në një kohë që në vendet bregdetare kanë nisur rezervimet e para në Theth nuk bëhet fjalë ende për turizëm.

Aktualisht, në qafën e Thorës, siç shihet edhe nga pamjet, fadromat akoma po vazhdojnë punën për shkak se në rrugë ka rreth 2 metër e gjysmë bore.

Nga Qafa e Thorës për të vijuar në këmbë deri në qendër të Thethit duhet të paktën edhe 15 kilometra të tjera.

Aty takojmë vetëm punëtorët që po pastrojnë dëborën të cilët na tregojnë se sa e vështirë është puna në këtë segment rrugor.

Aty takojmë vetëm punëtoret që po pastrojnë dëborën të cilët na tregojnë se sa e vështirë është puna në këtë segment rrugor.

Edhe me hapjen e rrugës, turistët që duan të vizitojnë Thethin e bukur do të përballen me këtë imazh negative.

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga zjarrvënia e qëllimshme ndaj kompleksit turistik të biznesmenit Gëzim Olaj, i cili la Anglinë për të investuar në Qafën e Thorës. Edhe sot pas dy muajve që ndodhi kjo ngjarje policia e Shkodrës ende nuk ka arritur të zbardhë autorët.

Me nivelin e dëborës që është aktualisht edhe me ritmet që po punohet me vetëm një fadromë, Thethi mund të dalë nga izolimi vetëm gjatë ditëve të para të qershorit.

Top Channel