Testi që zbulon kërpudhat helmuese/ Edmond Panariti: Nuk mund të zgjidhen kërpudhat vetëm me sy

10/05/2021 15:15

Të gjitha autoritetet shëndetësore bëjnë përgjegjëse kërpudhat helmuese si shkaktare të vdekjes së tre anëtarëve të një familje nga Gjilani.

Ata ndodheshin në gjirin e Lalzit për pushime dhe sic thuhet kishin përgatitur ushqime me kërpudha të mbledhura në zonën pyjore aty rrotull.

Po si dallohen se cilat janë helmuese? Ish-ministri, Edmond Panariti shprehet se:

“Ky është një test i cili mund të kryhet nga të gjithë laboratorët rajonalë, është një test shumë i thjeshtë. Quhet testi vilant, për herë të parë është futur në përdorim në vitin 1979. Quhet strip test, ka të bëjë me një letër filtri, e cila imprenohet në acid klorhidrik të përqendruar, thahet dhe është e gatshme për përdorim. Po të përdoret me kujdes është shumë e efektshme dhe zbulon brenda minutit kërpudhën toksike”.

Për më tepër ndiqni intervistën e përgatitur.

Top Channel