Pavarësisht temperaturave të nxehta në të gjithë vendin, paraditen e sotme është mbushur me mjegull qafa e Llogarasë.

Drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes pasi pamja e rrugës nuk është e qartë.

Ditën e sotme, bendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Top Channel