Pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe? Alibeaj: Masa e pavlefshmërisë cënon ndarjen e mandateve!

10/05/2021 21:37

Enkelejd Alibeaj deputeti i zgjedhur i PD shpjegoi arsyen se pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe dhe jo në tre të tjerat ku kjo parti ka fituar.

Alibeaj në Open: Ne besuam që përkundër kësaj situate , që vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes së madhe që mund të bënin ndryshimin, e bënë masakër ka kaluar në një nivel të paparë se në 2017 dhe me parë, partia shtet hoqi divizën e vete dhe doli në fushë, kjo gjë ka ndodhur .

Pse kërkoni rivotim në 9 qarqe?

Alibeaj: Fenomeni i blerjes së votës, përdorimi i administratës, emigrantët dhe patronazhistët janë të shtrira të njëllojta në territor, tani pse në 3 qarqe jo, se neni 60 thotë se ke të drejtë ta kërkosh pavlefshmmëri dhe rivotim që masa e pavlefshmërisë është e tillë që ndryshon rezultatin.

Pra kjo masë në 9 qarqe cënon ndarjen e mandateve.

Top Channel