Nikollas Dini, qytetar nga Elbasani ankohet në Fiks Fare se është mashtruar nga Veriana Gega, drejtuese e Agjencisë Perla, e cila i kishte premtuar , burrë e grua viza pune në Gjermani për vetëm 2500 euro. Ankuesi punon dy muaj në Greqi me gruan për t’i mbledhur ato euro, dhe ja jep Veriana Gegës e cila prej 6 muajsh nuk ka nxjerrë as vizat e punës dhe nuk i ka kthyer as lekët. E gënjen duke i thënë sot, nesër ose duke e shmangur pa i dhënë asnjë përgjigje.

” Vizat duhet të dilnin që muajin e parë pas pagesës që është bërë në bankë. Por kanë kaluar 6 muaj dhe zonja nuk i ka nxjerrë as viza dhe nuk i ka kthyer as lekët” thotë Dini për emisionin Fiks Fare. Pavarësisht se i ishte shmanguar për muaj me radhë, më në fund Veriana Gega pranon që ta takojë për ta sqaruar ankuesin.

Gjatë këtij takimi ajo i thotë se situata ka qenë e vështirë për shkak të pandemisë. Ajo fillimisht i thotë zotërisë që më datë 1 maj, nëse pranon bashkëshortja futet në ambasadë për vizë, ndërsa ai nëse do mund të udhëtojë direkt drejt Gjermanisë dhe pronari do t’i bëjë dokumentet atje. Ose në të kundërt ajo do t’i kthente shumën e eurove. Zotëria nuk e beson dhe i kërkon shumën e eurove duke e përsëritur disa herë faktin që ato janë lekët e bukës së fëmijëve.

Në këto kushte Veriana Gega i thotë se ato euro do t’i kthehen ditën e hënë pas zgjedhjeve, se gjatë kësaj periudhë ishtë e zënë më zgjedhjet pasi aderon në një parti politike. Por mbarojnë zgjedhjet dhe ditën e hënë, zotëria pret në postë që t’i kalojnë lekët. Kanë kaluar më shumë se 15 ditë që nga dita që lekët do t’i kalonin në postë dhe nuk i janë kaluar.
Ditën e martë, më 27 prill qytetari njoftoi gazetaren e Fiksit se kishte pritur gjatë gjithë ditës në postë për të tërhequr paratë, por kalimi i tyre nuk është bërë. Edhe sot që kanë kaluar plot 15 ditë, zotërisë akoma nuk i janë kthyer 2500 eurot të përvetësuara nga Veriana Gega, në këmbim të dy vizave pune në Gjermani.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel