Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar në Top Talk, tregon të përbashkëtat midis dy politikanëve kryesorë në vend, sipas tij.

Yzeiri argumenton se është e shkuara ajo që bën bashkë ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta.
Sipas tij, mënyra e të bërit politik të Berishës, krahasohet me triologjinë dramë-komedi-tragjedi. “Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tragjedinë e ’97-ës.
U bë dramatik dhe pak tragjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.
Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai. Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh. E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kriminelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante grabitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.
Ka kaq kohë që kërcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë”, thotë ai.

Sipas analistit, “të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegja jo e qetë i ka bashkuar: “Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tragjedi dhe dhimbje këtij vendi.
Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në burg, Sali Berisha e ka akuzuar për krime monstruoze, tani gjenden bashkë. Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm krimi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qeli” të ndërgjegjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA