Gjallërohet ekonomia, inflacioni rritet, mbërrin në 1.9 përqind/ Kufiri i lejuar nga banka është 3 përqind

10/05/2021 15:39

Pas më shumë se 6 muaj në nivele anemike, inflacioni ka shfaqur një përmirësim gjatë prillit.

Sipas Instat ky tregues arriti në 1.9% muajin e kaluar, në rritje në raport me marsin kur shënonte 1.2%. Kjo është vlera më e lartë e shënuar që prej tetorit të vitit të kaluar kur arriti në 2%.

Rritja e këtij treguesi sinjalizon një gjallërim të lehtë të konsumit në vend.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë grupi kryesor që kanë ndikuar pozitivisht ecurinë e inflacionit edhe gjatë muajit prill, ku janë përqendruar edhe pjesa më e madhe e shpenzimeve të shqiptarëve.

Përveç produkteve ushqimore, shqiptarët kanë shpenzuar muajin e kaluar më shumë edhe për komunikimin si dhe për arredimin e mobilimin e shtëpive, teksa duket se kanë rikthyer edhe blerjet për veshje e këpucë.

Kjo pasi çmimet e tyre muajin e kaluar kanë parë një rritje të lehtë, duke kontribuar pozitivisht ecurinë e inflacionit, që me gjithë përmirësimit mbetet ende larg objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Top Channel