“Është shpejt të heqim maskat”/ Ekspertët paralajmërojnë, shpërthime të reja covid mund të ndodhin

10/05/2021 19:42

Shifrat e covid janë në rënie por virusi nuk është zhdukur ndaj nuk është momenti për të hequr maskat.

Silva Bino e konsideron situatë të mirë por nuk nxiton të bëjë parashikime .

Bino paralajmëron se mund të ketë shpërthime të tjera pasi aty ku gjen xhepa, pra persona të pavaksinuar dhe ata që nuk e kanë kaluar Covid 19 nuk fal.

Ndaj nuk është momenti për të hedhur maskat.

Por në fakt kujt i dedikohet kjo situatë në zbehje të epidemisë se covid 19, numrit të lartë të personave që e kanë kaluar covid apo të vaksinuarve ku deri më tani vetëm 100 mijë qytetarë kanë marre të dy dozat e vaksinës ?.

Kush është më i mbrojtur një person që e ka kaluar covid apo një person që është vaksinuar?

Top Channel