Blenë 200 kapele në emër të Archie, gjesti bamirës i Princ Harry dhe Meghan Markle në ditëlindjen e djalit

10/05/2021 11:50

Princi Harry dhe Meghan Markle blenë 200 kapele në emër të Archie në ditëlindjen e tij për të mbështetur një ndërmarrje shoqërore të Zelandës së Re e cila krijon rroba të thurura për familjet në nevojë.

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht jetojnë në shtëpinë e tyre prej 14 milion dollarësh në lagjen Santa Barbara të Montecito me djalin e tyre Archie, që tashmë është 2 vjeç, blenë 200 kapele nga “Make Give Live”.

Organizata ndau një imazh në Instagram duke zbuluar se Princi Harry dhe Meghan arritën tek organizata me bazë në Auckland, për të blerë produktet në emër të djalit të tyre për ditëlindjen e tij të fundit javë, duke mundësuar që kapelet të shpërndahen në familjet në nevojë dimrin e ardhshëm.
Themeluesja e Make Give Live Claire Conza thotë se pas këtij lajmi, u bënë mijëra porosi nga e gjithë bota.

Make Give Live operon me idenë bëj një blerje, jep një model dhe tani kemi mundësinë të krijojmë 200 kapele shtesë, për t’u shpërndarë familjeve në nevojë dimrin e ardhshëm përmes bamirësive të ndryshme”, tha Conza, themeluesja e organizatës.
Conza zbuloi gjithashtu se mori një letër nga Duka dhe Dukesha e Sussex në lidhje me blerjen, të cilën ajo e quajti një ‘dhuratë të mrekullueshme për organizatën’.

Kërkesa për kapelet ka vazhduar gjatë gjithë vitit dhe shitjet kanë krijuar një mundësi për të mbështetur edhe më shumë fëmijë përmes një viti të vështirë”, shtoi ajo, duke shpjeguar se më shumë se 3.500 kapele janë dhuruar për njerëzit në nevojë.

FOTO GALERI
1/10
Fotoja e veçantë e Archie, që prindërit e postuan në 2-vjetorin e tij

Top Channel