Arben Kraja: Krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje me struktura jashtë vendit, po marrin edhe njerëz për…

10/05/2021 12:31

Kreu i SPAK, Arben Kraja i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News tha se krimi i organizuar në Shqipëri është i lidhur me struktura ndërkombëtare, nga ku po marrin edhe persona për të vënë në jetë plane për vepra penale të ndryshme.

Kraja: Besimi i qytetarëve është një nxitje më e madhe për të punuar. Kemi një rritje të numrit të personave që po bashkëpunojnë me drejtësinë dhe vetë personat e përfshirë në aktivitet kriminal mund të japin dëshmi që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjeve.

Kur flitet për ‘peshqit e mëdhenj’ në e kemi konceptin e funksionarit. Kush do bëjë vepër penale do të shkojë para Gjykatës, por me opinione dhe me përshtypje nuk shkohet askund.

Krimi i organizuar ka historik të konsoliduar, ka një lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. Ka vështirësi në hetimin  tyre qoftë nga personazhet, asetet që kanë që i përdorin edhe për të blerë punonjës të administratën publike. Hetimet kur lidhen me korrupsionin të çojnë edhe të hetimi i personave në administratë, por në raport me krimin e organizuar ka më pak lidhje.

Krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje me struktura jashtë vendit dhe po marrin edhe njerëz për të bërë vepra penale.

Top Channel