44-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë italiane/ Pas kontrollit në banesë iu sekuestruan 43 mijë euro dhe…

10/05/2021 14:52

Një sasi e madhe droge dhe mbi 40 mijë euro para kesh janë sekuestruar nga policia italiane.

Si rezultat i kontrollit të kryer nga karabinierët e Vignola, në bashkëpunim me policinë lokale të Formigine dhe Unionin Terre di Castelli, në një banesë në pranga ka rënë një 44-vjeçar shqiptar, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme shqiptarit iu gjetën nën posedim mbi 9 gram kokainë dhe 680 euro para në dorë, shkruajnë mediet e huaja. 

Por kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që policia do të zbulonte së shpejti. Kërkimet më pas u zhvendosën në shtëpinë e 44-vjeçarit. Në shtëpi iu gjet dhe sekuestruan: 700 gram kokainë, 479 gram marihuanë dhe madje 177 tableta ekstazie.

Fshehur gjithashtu në shtëpi iu gjetën edhe 43 mijë euro para të gatshme. Gjatë kontrollit u gjetën edhe mjetet e zakonshme të dobishme për paketimin e dozave dhe gjithashtu një pistoletë e kalibrit Beretta 7.65 e plotë me municion.

Top Channel