10-vjeçari u vetëvra për një video në TikTok/ Shoku i Naserit: Ishte i fiksuar me telefonin, donte të merrte ‘like’

10/05/2021 13:18

Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok.

Kjo histori, tronditi opinion publik në vend, gjatë javës së kaluar. Raste të tilla, janë raportuar kohët e fundit nga shtete të ndryshme.

Një nga shokët e djalit tregon për “Shqipëria live” se Naseri pëlqente shumë rrjetet sociale.

“Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”.

Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem.

“Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”.

Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar me telefonin”, shtoi miku i tij.

Punonjësja sociale e shkollës “At Gjon Karma” hedh poshtë idenë se djali mund të ketë pasur probleme psikologjike .

Ishte një fëmijë i shkathët. I dashur me shokët dhe shoqet. Asnjëherë nuk kemi vëne re një shenjë ankthi ose depresioni”.

Top Channel