She’s On Top rikthehet përsëri këtë të dielë. Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm vitin e kaluar, rubrika e modeleve të së ardhmes hap siparin ktë javë duke premtuar shumë show dhe emocione.

Vajza nga të gjitha trevat e Shqipërisë, me karaktere të ndryshme, aparencë unike dhe padiskutim me ambicie që hera herës prek edhe kufinjtë e lakmisë, janë gati të bëhen pjesë e ekranit të televizionit për ta bërë fundjavën e teleshikuesve edhe më të këndshme.

Pjesë e jurisë këtë vit, do të jetë edhe nja nga ikonat e modelingut shqiptar, Adrola Dushi, e cila veç kritikave padyshim është e gatshme të ndaj me modelet një pjesë të eksperiencave të saj, e pse jo edhe për ti ndihmuar. Juria do të përbëhet edhe nga 2 pjestar të tjerë, të cilët mbeten për tu zbuluar ditën e sotme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel