Sarandë/ Me thikë në dorë, tentoi të vidhte paratë e 34-vjecares pranë bankomatit. Arrestohet autori

09/05/2021 16:13

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tentoi të vidhte paratë e një 34-vjeçareje pranë një bankomati në Sarandë.

Ai ishte me thikë në dorë dhe u përpoq të merrte nga duart e 34-vjeçares shumën e parave.

Por policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA