
25/02 09:55
Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Europa League, Roma reagoi fuqishëm në kampionat duke fituar me rezultatin e thellë 5-0 në sfidën shtëpiake ndaj Crotones së vendit të fundit.
Me këtë fitore Roma rimori vendin e 7-të që të kualifikon në Europa Conference League, duke zbritur sërish Sassuolon në vendin e 8-të. Golat për skuadrën kryeqytetase u realizuan të gjithë në pjesën e dytë.
Borya Mayroal hapi dhe mbylli serinë e golave duke realizuar 2 herë, ndërkohë që dy gola realizoi edhe Lorenzo Pellegrini. Rrugën e rrjetës në këtë fitore të Romës e gjeti edhe mesfushori armen Henrik Mkhitaryan.
Top Channel