Ministrja Evis Kushi, ja ku ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel me dy vajzat e saj
09/05/2021 14:26
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe”.
“E shfrytëzova këtë të dielë të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik”, është mesazhi i Ministres Kushi në rrjete sociale.
Ndërkohë, ajo shprehet gjithashtu se ndihet krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si Muzeu i Arsimit.
Top Channel