FOTOT/ Makina me shpejtësi tej normave të lejuara përfundon në kanal, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët

09/05/2021 09:20

Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e njohur si kthesa e Çervenit në aksin Levan -Tepelenë, në Frakull.

Makina ka përfunduar në kanalin anës rrugës dhe si pasojë e daljes nga rruga janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin në të.

Mësohet se makina udhëtonte me shpejtësi dhe për pasojë ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht tre pasagjerët janë transportuar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel