Familjarët e viktimave kanë dyshime: Ngordhi dhe qeni, nëna i njihte kërpudhat, nuk ishte hera e parë që i mblidhte

09/05/2021 18:57

Familjarët e tre të ndjerëve që ndërruan jetë në Shqipëri, hedhin dyshimet nëse prindërit dhe gjyshja e tyre mund të jenë helmuar si pasojë e konsumimit të kërpudhave.

Djali i çiftit, Afrim dhe Ferzinaze Halitit, Hakiu ngre pikëpyetje se pas familjarëve çka qoi në ngordhjen e qenit që ishte me ta.

Ai thotë se edhe nëna e tij ishte njohëse e mirë e kërpudhave, dhe nuk ishte hera e parë që ato i kishin mbledhur në Gjirin e Lalëzit, gjatë qëndrimit në apartamentin që ishte në pronësi të tyre.

Megjithëkëtë, ai akuzon autoritetet shëndetësore në Manëz se neglizhuan trajtimin e tyre, pasi pa u bërë asnjë analizë u kishin dhënë medikamente dhe ishin liruar për në shtëpi.

Familjari tjetër tregon se ende nuk kanë pranuar raportin përfundimtar të mjekësisë ligjore, dhe se cilido që do të jetë përfundimi nuk do ta kontestojnë pasi u besojnë autoriteteve shqiptare.

Trupat e pajetë të familjes Haliti janë pranuar nga fëmijët mbrëmjen e së shtunës dhe janë varrosur gjatë së dielës pas faljes së namazit të Ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Ata lanë pas vetës katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem.

Top Channel