EMRAT/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, kur policia i shkoi në shtëpi për kontroll i kërcënuan me thika dhe…

09/05/2021 14:45

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e rezistencës, dhunës, plagosjes së një zyrtari publik dhe posedimit të paligjshëm të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se Operacioni përfundoi të enjten në mëngjes kur ushtria hyri në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve  për kontroll, në Borgo Virgilio.

Dyshimet për policinë lindën pasi prej disa ditësh ishin raportuar lëvizje të dyshimta, hyrje dhe dalje e pazakontë e të rinjve.

Të arrestuarit janë Paolo Canaj, Ramadan Balla, Ervin Balla dhe Skerdi Hoxha.

Sapo policia hyri në shtëpinë e shqiptarëve u has me rezistencë të shqiptarëve, që më pas filluan të pengonin policinë duke i kërcënuar ata me thikë.

Në atë moment karabinierët kërkuan përforcime. Pas përfundimit të kontrollit u gjetën 12 doza kokainë, hashashi, lëndë prerëse, dy peshore precize dhe i gjithë materiali i nevojshëm për paketimin e drogës.

Top Channel