Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në KQZ, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Në kërkesën ankimore që mban nr.34, LSI ka kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun Berat, ndërsa në kërkesën ankimore nr.35 ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në qarkun Berat dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 5 mandate. Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Ndërkohë më herët LSI ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel