Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar betejën ligjore në gjykatë për t’i hequr lejen e qëndrimit në Angli një hasiani i etiketuar si “shumë i rëndësishëm në krimin e organizuar shqiptar” në shtetin ishullor.

Gjykatës i janë vënë në dispozicion të gjitha raportet e vëzhgimit nga NCA, e cila nuk e jep emrin e shqiptarit, por thjeshtë e ka emëruar si B9.

Sipas mediave angleze të cilave i referohet ‘Top Channel’, 36 vjeçari nga Hasi kishte fituar lejen e qëndrimit pasi ishte martuar një shtetase lituaneze.

Gjykatës iu tha se ‘B9’ ishte i lidhur me një rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës, ndërsa një prej kushërinjve të tij po vuan një dënim 10 vjeçar në Belgjikë për trafik njerëzish.

NCA ka filmuar dhe fotografuar në Londër një takim të B9 me një biznesmen shqiptar me origjinë nga Tropoja, i skeduar nga SHISH dhe policia shqiptare si i përfshirë në trafik kokaine.

Ky biznesmen zotëron shumë prona në zemër të kryeqytetit dhe është akuzuar për lidhje të forta me djalin e një politikani të rëndësishëm për të cilin sugjerohet se është përfshirë në pastrim parash.

Gjykata Special Immigration Appeals Commission në Londër pasi u njoh me këto fakte u bind se lejimi i tij në Angli do të ishte e dëmshme për sigurinë kombëtare dhe se do ti ipte mundësi Hasianit B9 të vijonte aktivitetin kriminal.

Gazetari i Mail on Sunday Mark Hookham duke marrë shkas nga seriali ‘Lines of Duty’ në BBC ku në episodin e fundit u zbulua se kush ishte polici i korruptuar njohur si H i lidhur me krimin e organizuar thotë se “harrojeni H për një moment. Sekretarja e shtetit Priti Patel e ka fituar betejën e saj me bosin shqiptarë të krimit B9 duke e dëbuar nga Anglia”.

Në vitin 2012 hasiani do të godiste me thikë në veri të Londrës një bodigard bullgar. Do të arrestohej, por i shpëtoi burgut, pasi bullgari u tërhoq nga bashkëpunimi me policinë.

Një kushëri i B9 kur u arrestua i tha policisë se për këtë incident B9 pagoi një shumë të madhe parash shqiptarëve.

Sakaq mësohet se shumë vite me parë në qendër të Tiranës për prishje pazaresh droge një Angli një grup tropojanësh tentuan të vrasin hasianin B9 tek lokali i tij në qendër të Tiranës i blerë nga ai në shumën 350.000 euro.

Ndërkohë disa vite më parë policia e Tiranës i bllokoi hasianit një makinë Bentley me vlerë 280.000 stërlina.

Sipas dokumenteve të gjykatës B9 tani jeton në Tiranë dhe posedon shumë biznese dhe prona.

B9 vjen nga një fis i madh në zonën e Hasin nga ku pothuajse të gjithë jetojnë në Londër dhe disa prej tyre janë pjesë e krimit të organizuar.

Zëvendës drejtori i NCA për investigimet

Chris Farrimond, për rastin e hasianit B9 tha se: “Ne besojmë se ky individ ishte një anëtarë në hierarkinë e lartë të grupit të organizuar kriminal i përfshirë në një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme me impakt në UK”.

Top Channel