Një aksident është shënuar në rrugën “3 Dëshmorët” në kryeqytet.

Policia njofton se një automjet ka aksidentuar një 10-vjeçar, me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel