Të rinjtë rezulton se janë ende me frymën e vjetër. Sipas studimit të qëndresës qytetare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit , vendimmarrja e votuesve për herë të parë është ndikuar nga familja për votën e tyre.
“60% e te rinjve kanë votuar njëjtë si familja e tyre . Pra vendimet dhe përcaktimet politike të të rinjve merren brenda familjes. Ndërkohë që rreth 15% e të rinjve kanë deklaruar se fenomeni i shitblerjes së votës i ka prekur dhe ata në kuptimin e vlerave monetare ose të mirave materiale”.
Megjithatë ndryshimet në kodin zgjedhor kanë marr pëlqimin e votuesve të rinj. Ata kanë besuar se veç subjektit zgjedhor, vota preferenciale për kandidatët do të sillte ndryshim. Kjo bazuar në sondazhin e qëndresës ndaj 300 të rinjve në 5 qarqe të Shqipërisë në ditën e votimit. Pasi më daljen e rezultatit, edhe pse 67% e të rinjve besuan se vota e tyre do të ndryshonte listën e partisë, vetëm 3 kandidatë arritën në fund të thyenin herësin.
“Rreth 86% janë shprehur se janë të kënaqur me këtë sistem zgjedhor . Ky ka qenë momenti pasi kanë dalë nga qendrat e votimit ndërsa tani mund të shohim problematikat e procesit zgjedhor. Ndërkohë që një element tjetër është sa i komplikuar ka qenë procesi i të votuarit pasi kishim një fletë të re e cila doli në moment të fundit që prodhoi 80 mijë fletë votimi të pavlefshme.dhe kjo pasqyrohet te 20% e të rinjve nga 18-29 vjeç që janë shprehur se procesi ishte i komplikuar e ju mund ta mendoni më tej se ca ndodh nëse fasha e moshës rritet.
Top Channel