Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka informuar se 12766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes.
Ky program gjithëpërfshirës, mbështet prindërit me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se vijnë në jetë, brenda a jashtë vendit, e përfitojnë këtë bonus të gjithë fëmijët shqiptarë që regjistrohen në Shqipëri.
“12766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur. Ky program gjithëpërfshirës, mbështet prindërit me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se vijnë në jetë, brenda a jashtë vendit, e përfitojnë këtë bonus të gjithë fëmijët shqiptarë që regjistrohen në Shqipëri”, shkruan Rama.
Top Channel