Teksa Velipoja çdo fundjavë po pret dhjetra e dhjetra pushues, përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur me vonesë, për shkak të fushatës elektorale.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, bashkia e Shkodrës, përmes administratës ka nisur pastrimin e bregut ranor. Ndërkaq, në krahun tjetër, dhjetra të rinj janë grumbulluar që vullnetarisht të pastrojnë lagunën e Vilunit.

Çdo sezon turistik, Velipoja pret rreth 200 mijë pushues, por shqetësimet kryesore mbeten hapësirat publike, sistemi i plazheve dhe mbeturinat. Për këtë të fundit, duhet që edhe ne, qytetarët, të tregohemi me të kujdesshëm.

Top Channel