Një operacion disa mujor survejimi nga NCA agjencia angleze kundra krimit të organizuar dhe departamentit “Specialist Crime” në policinë e Londrës është finalizuar me kapjen e 80 kg kokainë dy shqiptarëve.

Top Channel duke iu referuar medias angleze https://www.essexnewsandinvestigations.com raporton se dy të arrestuarit më këtë sasi të madhe kokainë janë Arjel Selfo, 41, vjec dhe Ardit Saraseli, 29, vjeç banues në Arctic House, në Londër.

Të dy ata të premten u akuzuan për konspiracion në trafikun e lëndës narkotike të klasit A si dhe për pastrim parash të ardhura nga krimi.

Selfo dhe Saraseli dolën paraditen e kësaj të shtune përpara gjykatës Willesden Magistrates’ Court.

Gjatë kontrollit të banesën krahas gjetjes së 80 kg kokainë policia gjeti edhe £400,000 cash. Kjo është sasia me e madhe e kokainës kapur nga policia angleze gjatë këtyre pesë muajve të vitit 2021.

Nëse dy të arrestuarit do të mund ta shisnin këtë sasi kokaine me shumicë atëherë vlera e përfituar do të ishte 3.2 milion stërlina.

Me pakicë sipas çmimit të rrugës atëherë vlera e përfitimit do të katërfishohej.

Sipas një shkrimi të gazetës Evening Standard të Londrës gjatë pandemisë nisur vitin e shkuar një kile kokainë më kryeqytetin britanik u rrit me 10%.

Nga £36,000 për kile shkoi £40,000.

Një studim i disa viteve më parë arrit në përfundimin se gjatë viteve 2016/17, qytetarët në Angli dhe Wales shpenzuan përafërsisht £9.4 miliard për drogë të jashtëligjshme.

Të paturit e një tregu kaq të madh ka bërë që shqiptarët 15 vitet e fundit sipas NCA ta pozicionojnë veten e tyre si aktorë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Britaninë e Madhe.

Pas shumë operacionesh nga ku janë arrestuar disa bosë shqiptarë të Krimit të Organizuar shqiptarë në Angli, NCA vëren se ata janë zëvendësuar prej të tjerë shqiptarësh më moshë mesatarisht 20 deri 36 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA