I vetëm në stacionin e autobuzave/ I mituri nuk mban mend shtëpinë, policia: Kushdo që e njeh të kontaktojë!

08/05/2021 17:01

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Vin Uku është gjetur nga kalimtarë të rastit, i vetëm në terminalin e autobuzave të jugut, në Tiranë. Sipas policisë, ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend shtëpinë. Nuk dihet si është larguar nga prindërit ose të afërmit.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Foto, e dërguar nga policia

Top Channel