Basha harron dhimbjen e humbjes, kujton përvjetorin e martesës me Aurelën në Dhërmi
08/05/2021 19:04
Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka lënë mënjanë çështjen e zgjedhjeve, në të cilat ai dhe PD humbën thellë, dhe është fokusuar në festimin e përvjetorit të martesës së tij.
Sot, 8 maj, ai dhe bashkëshortja e tij festojnë përvjetorin e martesës së tyre.
Bashkëshortja e tij Aurela Basha ka postuar një foto të dyve , e cila i përket vitit 2016, siç sqaron PD, me pamje nga deti në Dhërmi.
Ndërkohë Basha sot, siç sqaron PD ka qenë në Tiranë.
Top Channel