Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Fitor Ollomani ndërroi jetë nga përplasja e mjetit tip” Benz” me mjetin tip “Volkswagen” në vendin e quajtur “Ura me harqe”.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin personin që mbeti viktimë dhe pasagjeren shtetasja A.M.

Pasagjerja A.M. dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. janë transportuar në spitalin  Traumës në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar.

Shkaku i aksidentit  mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA