Dy javë nga zgjedhjet parlamentare, hetimi i krimeve zgjedhore nga Prokuroria ka dhënë rezultatet e para.

5 persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa 10 të tjerë po ndiqen penalisht. Për 4 shtetas, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për 3 persona është pranuar një kërkesë e tillë.

Procedimet penale kanë të bëjnë me vepra penale në fushën e zgjedhjeve, si dëmtim apo falsifikim i materialit zgjedhor, shkelja e fshehtësisë së votimit apo ushtrimi i kësaj të drejte më shumë se një herë, korrupsion aktiv në zgjedhje, kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje si dhe braktisja e detyrës nga komisionerët.

Rekordi i padive në Prokurori është shënuar nga partitë politike dhe kandidatët, me 82 kallëzime penale, po brenda kësaj shifre përfshihen edhe institucione shtetërore.
20 referime janë bërë nga ana e policisë gjyqësore, ndërsa 23 të tjera janë transferuar nga SPAK.

Top Channel