Vetëvaret për videon në Tik-Tok/ Shkodër, humb jetën aksidentalisht një fëmijë 10-vjeç

07/05/2021 01:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Guri i Zi në Shkodër, ku një fëmijë 10 vjeç humbi jetën, ndërsa po realizonte një video të cilën donte ta hidhte në Tik-Tok.

10-vjeçari ka nisur të bëjë videon kur ishte i vetëm në shtëpi, por diçka ka shkuar keq duke përfunduar në tragjedi.

Prindërit gjetën fëmijën kur u kthyen në shtëpi pas disa orësh. Ata u munduan të japin ndihmën e parë por pa rezultat. Këtë version e ka konfirmuar edhe policia.

Top Channel