Tkurret covid, por shtohen virozat/ Mjekët thonë se janë rritur rastet kur ngatërrohen me koronavirusin

07/05/2021 19:48

Ndonëse numri i rasteve me covid ka rënë ndjeshëm tanimë janë shtuar rastet me viroza respiratore dhe alergjitë e stinës .

Këtë e konfirmon drejtoresha e qendrës shëndetësore numër tre në Tiranë Bruna Shiroka.

Pacientët të cilët shfaqin simptoma dhe dyshojnë për covid telefonojnë më parë mjekun e familjes parë të kryer rapid testin, por dhe ky numër ka rënë krahasuar me dy muaj më parë.

Në lidhje me vaksinimin ndaj covid, Doktoreshë Shiroka shpjegon se ka pasur kërkesë të shtuar nga qytetarët.

Tanimë Shqipëria ka dalë nga harta e zonave të kuqe të covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA