Tentoi të kryente marrëdhënie me një 13-vjeçare, Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola

07/05/2021 13:46

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kol Kolën, punonjësin e policisë i cili tentoi të abuzojë seksualisht me një 13 vjeçare.

62-vjeçari Kol Kola, punonjës i policisë se Lezhës, ka tentuar qe te kryejë marrëdhënie seksuale me një te mitur 13 vjeçare.

Kole Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e mashtroi se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës. Aty dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

E mitura fatmirësisht ka mundur qe te largohet nga banesa. 13 vjecarja u ka treguar familjareve te saj dhe këta te fundit kane bere menjehere denoncim në polici. Policia e Lezhës ka nisur hetimet per këtë ngjarje te rende, ku janë siguruar edhe pamje filmike dhe është arritur në përfundim se është e vërtetë që polici ka tentuar ta përdhunojë të miturën.

Top Channel