Në shkollën “At Gjon Karma” në Gurin e Zi vazhdon mësimi por në klasën e 4-ërt mbizotëron heshtja dhe dhimbja, pasi Naseri 10 vjeçar ka humbur jetën përpara dy ditësh aksidentalisht, teksa po xhironte një video për rrjetin social Tik Tok. Gjithçka nisi si një shaka, por përfundoi në një tragjedi për të, për familjen por edhe për të gjithë shkollën.
Në bankën ku qëndronte 10 vjeçari, shokët e klasës kanë vendosur një tufe me lule për ta përkujtuar mikun e tyre që u nda nga jeta. Mësuesja kujdestare dhe punonjësja sociale e shkollës tregojnë se Naseri ka qenë një nxënës i rregullt dhe i përkushtuar.
Mes lotësh edhe prindërit e fëmijëve të tjerë kanë një apel të fortë.
Në dy vitet e fundit, në të gjithë botën janë dhjetëra përdorues të rrjeteve sociale, kryesisht fëmijë të cilët kanë humbur jetën aksidentalisht teksa po xhironin video të cilat më pas do t’i publikonin. Në TikTok sëfundmi qarkullojnë disa video të konsideruara si sfida kur të rinjtë inskenojnë tentativa vetëvrasje, hedhje nga lartësia, sfidimin e energjisë elektrike apo edhe djegia me vaj apo ujë të nxehtë.
Top Channel